Bota

Dolën nga shkurret e mali dhe u futën në taksi, arrestohen shtatë persona në Kosovë, akuzohen për trafik klandestinësh

24 Korrik 2021, 17:01 Nga DOSJA
Dolën nga shkurret e mali dhe u futën në taksi, arrestohen

KOSOVË– Shtatë persona janë vënë sot në prangat e policisë së Kosovës, pasi akuzohen për trafik emigrantësh.

Përmes një komunikate për mediat, Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot, rreth orës 06:30, gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, janë vërejtur lëvizje të dyshimta.

Në këtë vend kanë ardhur gjashtë taksi, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë disa emigrantë dhe janë futur brenda mjeteve. Patrullat policore që ishin në vëzhgim kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në komisariat emigrantët bashkë me drejtuesit e taksive.

Njoftimi: Sot, më 24.07.2021 rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta. Me tej në atë lokacion kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë. Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit. Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast. Pas marrjes në pyetje me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohen shtate persona ne kosove arrestohen shtate persona ne kosove

Sondazh

Poll