Bota

“Emocion i veçantë”, flet nëna e Distria Krasniqit: Para se të merrte medaljen na mori në telefon

24 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
“Emocion i veçantë”, flet nëna e Distria Krasniqit:

KOSOVË- Nëna e xhudistes kosovare Distria Krasniqit, ka treguar emocionet dhe çfarë ka bërë fituesja e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” , para momentit të veçantë.

Remzije Krasniqi në një intervistë për Klan Kosovën ka rrëfyer se vajza e saj i kishte thirrur prindërit në telefon para se ta merrte Medaljen e Artë. Ajo tha se ka përjetuar emocion të veçantë duke mbetur edhe pa gjumë.

Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë, por ia ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. Nuk ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. Ne e kemi ditur se si është ndjerë posa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”,-tha ajo.

“Para se të merrte medaljen na ka mërrë në telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, e ka kërkuar babin e saj dhe kur e ka parë është qetësuar”,shtoi ajo.

Distria Krasniqi, e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mundë në finale japonezen Funa Tonaki.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora distria krasniqi remzije krasniq distria krasniqi remzije krasniq

Sondazh

Poll