Bota

Vrasja makabre e 26-vjeçares nga i dashuri në Greqi, dëshmitari shqiptar rrëfen momentin kur trupi i pajetë u nxorr nga det

24 Korrik 2021, 14:22 Nga DOSJA
Vrasja makabre e 26-vjeçares nga i dashuri në Greqi, dëshmitari

GREQI– Një shqiptar që jeton në Folegandro të Greqisë, Dashamir Pura, ka treguar për mediat greke momentin kur është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri i saj.

Ai ka dëshmuar për Protothema.gr se ka ndihmuar në nxjerrjen e trupit të pajetë nga deti, duke treguar se nga larg, vajza dukej e gjallë për shkak të lëvizjes së dallgëve. Pasi ka zbritur pëe ta ndihmuar, ai është futur bashkë me dy persona të tjerë për ta nxjerrë jashtë, por fatkeqësisht, e reja kishte vdekur.

Pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë dhe një kufomë ndodhet në det.  Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar. Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur Dashamir Pura..

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpëtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dimitris vergos vrasja e garyfallias dimitris vergos vrasja e garyfallias

Sondazh

Poll