Bota

“E ashtuquajtura Kosovë”, mediat serbe ‘përbuzin’ fitoren e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

24 Korrik 2021, 13:54 Nga DOSJA

SERBI– Xhudistja shqiptare Distria Krasniqi arriti fitore historike duke rrëmbyer medaljen e në Lojërat Olimpike në Tokio ditën e sotme, ku mes lotësh tha “Fitoren ia dedikoj Kosovës”.

Duket se lajmi nuk është prituar aspak mirë nga mediat serbe, të cilat e kanë raportuar në mënyrë të ftohtë, madje i janë referuar Kosovës si  “E ashtuquajtura Kosovë”.

Media serbe B92 ka raportuar se pas Majlinda Krasniqit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione olimpike nga Kosova.

E ashtuquajtura Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli medias.

Ditën e sotme, Kosova arriti që të marrë në Japoni medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e këtij vendi, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”. Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mbajti  lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova fiton medaljen e arte mediat serbe kosova fiton medaljen e arte mediat serbe

Sondazh

Poll