Aktualitet

Shpëtohet punonjësi i pyjores në Patos, u fut mes flakëve dhe rrezikoi jetën

24 Korrik 2021, 16:07 Nga DOSJA
Shpëtohet punonjësi i pyjores në Patos, u fut mes flakëve

PATOS– Një punonjës i Policise Pyjore i identifikuar si Rauf Muskaj ka rrezikuar jetën e tij mes flakëve. Mësohet se Muskaj është futur në vatrën e zjarrit në Gjorgoz, e cila është aktive prej ditësh dhe ka rrezikuar jetën e tij duke luftuar me flakët.

Shërbimi i zjarrfikëses ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shpëtimin e punonjësit Muskaj. Aktualisht ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Situata në fshatin Gjorgoz të Fierit ku flakët ende nuk janë neutralizuar, por përparojnë duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje, mbetet alarmante. Prej më shumë se 24 orësh vijon që të digjet një pyll me pisha, ndërsa zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme malore, është i vështirë që të shuhet nga forcat zjarrfikëse.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rauf muskaj zjarret ne shqiperi rauf muskaj zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll