Art&Argëtim

Dua Lipa në konferencë për shtyp në Tiranë: Ëndrra ime të ndryshojmë stigmën për Kosovën e Shqipërinë! Koncert në

23 Korrik 2021, 17:57 Nga DOSJA
Dua Lipa në konferencë për shtyp në Tiranë: Ëndrra

TIRANË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, doli sot në një konferencë për mediat ku tregoi më shumë për planet e saj në muzikë. Mes emocionesh dhe më një gjuhë shqipe të rrjedhshme, Dua Lipa u shpreh mirënjohëse ndaj mbështetjes që i japin shqiptarët kudo në botë, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill, ndonëse nuk zbuloi ndonjë emër artisti ndërkombëtar që do të performojë. Dua tha se muajt në vijim pritet të publikojë këngë të reja, ndërsa për mundësinë e një kënge në gjuhën shqipe, ajo u shpreh se ka shumë dëshirë të bëjë një cover.

“Është kënaqësi që kam mundësinë të jem këtu sot dhe me “Sunny Hill Fondation” të mund të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre që mundemi për këtë kopësht por edhe më tej. Është një ëndërr e madhe për mua, në veçanti për një komunitet shqiptarësh. Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qen këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu.” u shpreh ajo.

Këngëtarja tha se e ka ëndërr të ndryshojë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë në botë, gjë që tha se po e merr shumë seriozisht.

“E kam shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë. Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kemi shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit”, u shpreh këngëtarja.

Dua Lipa mbërriti në Shqipëri, teksa ishte shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anëar Hadid. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku pa nga afër edhe punimet e kopshtit që do të financojë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa ne tirane dua lipa dua lipa ne tirane

Sondazh

Poll