Art&Argëtim

Rita Ora duartroket fitoren e Distria Krasniqit: Kosova la gjurmë në ‘Tokio 2020’!

24 Korrik 2021, 13:19 Nga DOSJA

KOSOVË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përshëndetur fitoren e Kosovës në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’. 

Përmes një postimi të ndarë në ‘Instastory’ këngëtarja shkruan se Kosova la gjurmë në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.

Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi Ora në ‘Instastory’.

Ditën e sotme, Kosova arriti që të marrë në Japoni medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e këtij vendi, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”. Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mbajti  lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kosova fiton medaljen e arte rita ora kosova fiton medaljen e arte rita ora

Sondazh

Poll