Aktualitet

E RËNDË! Gjendet e pajetë në banesën e saj 35-vjeçarja nga Gjirokastra, shoqërohet e ëma në Komisariat

24 Korrik 2021, 10:51 Nga DOSJA
E RËNDË! Gjendet e pajetë në banesën e saj

GJIROKASTËR– Një 35-vjeçare e identifikuar si Alba Taho është gjendur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër. E reja, dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë dhe alarmi është vënë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë për shkak të erës së rëndë.

“Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia.

Mësohet se Alba Taho vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në komisariat është shoqëruar nëna e saj. Mister mbetet shkaku i vdekjes, pasi e reja nga kqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune në trup. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alba taho gjirokaster vdes e reja ne gjirokaster alba taho gjirokaster vdes e reja ne gjirokaster

Sondazh

Poll