Bota

U lye me baltë para raportimit nga zonat e përmbytura, prezantuesja gjermane kërkon falje: U ndjeva “e turpëruar” me rro

24 Korrik 2021, 07:23 Nga DOSJA
U lye me baltë para raportimit nga zonat e përmbytura, prezantuesja

GJERMANI- Gazetarja gjermane ka kërkuar falje pasi u kap duke u lyer me baltë disa çaste para se të dilte në televizion nga një qytet i shkatërruar nga përmbytjet masive që kanv pushtuar vendin javën e fundit.

Në një deklaratë, Susanna Ohlen tha se ajo kishte bërë një “gabim të rëndë”. Ohlen, 39 vjeç, tha se ajo veproi pasi ndjeu “turp” kur raportoi nga qyteti me rrobat e saj të pastra.

Sipas BBC, ajo po raportonte nga Bad Münstereifel në Nordrhein-Westfalen, ku reshjet masive të shiut shkatërruan shtëpi dhe lanë dhjetëra të vdekur javën e kaluar. Gjatë raportimit ajo tha se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit në pastrimin e zonës.

”Kam lyer baltë në rrobat e mia. Ndjeva turp të qëndroja para kamerës me rroba të pastra”- tha ajo.

Pasi videoja u bë virale, televizioni ku Ohlen punonte RTL.de, e pushoi atë, duke thënë në një deklaratë se ky veprim i gazetarës, është në kundërshtim me standartet e televizionit dhe me parimet gazetareske.

Përmbytjet më të këqija të Gjermanisë në dekada shkatërruan pjesë të vendit javën e kaluar, duke lënë të paktën 170 njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar miliarda dëme. Dhjetra ende mungojnë ndërsa operacionet e pastrimit vazhdojnë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne gjermani susanna ohlen permbytje ne gjermani susanna ohlen

Sondazh

Poll