Bota

Rusia shpall median investigative “The Insider” dhe 5 gazetarë si agjentë të huaj, opozita e konsideron si një goditje n

24 Korrik 2021, 07:12 Nga DOSJA
Rusia shpall median investigative “The Insider” dhe 5 gazetarë

RUSI– Rusia shpalli median investigative ‘The Insider’ dhe pesë gazetarë “agjentë të huaj” të Premten, gjë të cilën kundërshtarët e Kremlinit thonë se është një goditje e mediave të pavarura para zgjedhjeve.

Qeveria, përdor emërtimin “agjent i huaj” për të etiketuar organizata të financuara nga të huaj që thotë se janë të angazhuara në veprimtari politike. Termi mbart ngjyrime negative të epokës Sovjetike.

Insajderi, i cili u shtua në listën e “agjentëve të huaj” të shpallur nga Minsitria e Drejtësisë, ka punuar me faqen hetimore Bellingcat në disa projekte duke përfshirë një hetim mbi atë që kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny thotë se ishte një përpjekje për ta vrarë atë.

“Si rezultat i renditjes së Insajderit nga DOJ (Ministria e Drejtësisë), ne jemi të kënaqur t’ju informojmë se redaksia jonë do të vazhdojë të veprojë si zakonisht dhe do të mbajë politikën tonë editoriale,”- tha Insajderi në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Gazetarë individualë të caktuar si “agjentë të huaj” kanë thënë se ata duhet të bashkëngjitin një mohim që shpjegon statusin e tyre në postimet e mediave sociale dhe të paraqesin raporte financiare të detajuara mbi fitimet dhe shpenzimet e tyre në ministrinë e drejtësisë.

Insider është media e 29-të në listë. Një, VTimes, u mbyll muajin e kaluar, duke thënë se humbi reklamuesit dhe partnerët e tjerë të biznesit pas përcaktimit.

Kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin i shohin lëvizjet kundër medias si pjesë e një goditjeje ndaj opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare në Shtator. Duke e mohuar, Kremlini e ka përshkruar tregun mediatik rus si të gjallë, me shumë media të ndryshme për të zgjedhur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rusia bllokon the insider rusia shpall 5 gazetare si agjente te huaj rusia bllokon the insider rusia shpall 5 gazetare si agjente te huaj

Sondazh

Poll