Art&Argëtim

Tensione mes Meghan Markle dhe të atit! Thomas Markle e kërcënon të bijën se do ta hedhë në gjyq: Nuk më lejon të shoh

23 Korrik 2021, 16:08 Nga DOSJA
Tensione mes Meghan Markle dhe të atit! Thomas Markle e kërcënon

BRITANI-Thomas Markle, babai i Meghan Markle ka deklaruar se do të hedhë në gjyq vajzën e saj dhe dhëndrin Princ Harry, pasi ai nuk mund të shikojë nipin e tij Archie dhe mbesën Lilibet.

77-vjeçari Thomas tha se shpreson së Mbretëresha Elizabeth II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të mos “ndëshkojnë” Archie dhe Lilibet për “sjelljen e keqe” të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

“Unë do bëj kërkesë në gjykatat e Kalifornisë për të marrë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time në një të ardhme shumë të afërt. Janë fëmijë të vegjël. Ata s’janë gur shahu, nuk janë pjesë e lojës. Archie dhe Lilibet janë gjithashtu pjesë e familjes mbretërore dhe kanë të njëjtat të drejta si ata”, u shpreh ai.

Meghan Markle foli pak kohë më parë për marrëdhënien e tensionuar me të atin, duke thënë se kurrë s’do pajtohej me të, pasi ai i publikoi në media fotot, si edhe një letër personale përpara dasmës me Harry-n në vitin 2018. Meghan dhe Harry, të cilët të dy u larguan zyrtarisht nga familja mbretërore, mirëpritën në jetë Archie në maj 2019 ndërsa Lilibet në muajin qershor të këtij viti.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz meghan markle thomas markle meghan markle thomas markle

Sondazh

Poll