Art&Argëtim

Dua Lipa nxjerr fotot nga vizita në Tiranë, inspekton nga afër punimet e kopshtit që do të financojë

23 Korrik 2021, 14:54 Nga DOSJA
Dua Lipa nxjerr fotot nga vizita në Tiranë, inspekton nga afër

TIRANË– Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë këtë pasdite disa foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ për vizitën që pati ditën e sotme në Tiranë.

Ajo ka shkuar për të parë nga afër punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, ndërsa ditën e sotme ka vendosur edhe vetë një tullë.

Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë punën e ndërtimit për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Unë jam mirënjohës që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021!“, shkruan Dua krahas fotove të shpërndara. 

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa ne tirane dua lipa ne tirane

Sondazh

Poll