Aktualitet

PARANDALOHET krimi në familje! Iu drejtua vëllait me HANXHAR, vihet në pranga 39-vjeçari në Vlorë (EMRI)

23 Korrik 2021, 09:00 Nga DOSJA
PARANDALOHET krimi në familje! Iu drejtua vëllait me HANXHAR, vihet

VLORË– Gazmend Merkaj, është arrestuar sërish nga policia e Vlorës, pasi këtë radhë tentoi të vriste vëllain e tij. Efektivët mësuan se në lagjen ’24 maj’, brenda banesës së familjes Merkaj 39-vjeçari po tentonte që të qëllonte me hanxhar vëllain e tij. Menjëherë u bë i mundur ndalimi i tij dhe parandalimi i një vrasje. Merkaj u arrestua nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia e Vlorës parandalon një ngjarje kriminale në familje, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.Kanosi me mjet prerës vëllanë e tij, vihet në pranga 39-vjeçari.Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar).Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend merkaj kanos vellain me hanxhar ngjarja ne vlore gazmend merkaj kanos vellain me hanxhar ngjarja ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 07:45

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i kërkuar për plagosje të trefishtë në Itali është prangosur në Angli, pasi po ndiqej prej kohësh për t’u arrestuar. Ansa.it ka b...