Aktualitet

U raportua se aksidentin e shkaktoi një efektiv, Policia sqaron: Automjeti i policisë s’ka patur kontakt me të aksidentuari

22 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
U raportua se aksidentin e shkaktoi një efektiv, Policia sqaron: Automjeti

TIRANË– Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, me efektivë policie të përfshirë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Myslim Keta”, ku nga Policia e Tiranës raportoi fillimisht se aksidenti ishte shkaktuar nga një efektiv policie me inicialet P.N, pjesë e grupit të kontrollit të territorit. Por por me një tjetër komunikatë, njofton se dinamika e aksidentit ka qenë tjetër. Sipas policisë, 55-vjeçari me inicialet A. G., u përplas me derën e një automjeti të ndaluar, që u hap nga drejtuesi me inicialet Xh. K., 36 vjeç. Policia thekson në njoftimin e dytë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Për të zbuluar gjithë çfarë ka ndodhur, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I DYTË I POLICISË:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se: Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Dje në në kryeqytet, dy efektivë të Forcave Shqiponja, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë hyrë në kryqëzimin tek “Komuna e Parisit” me semaforin që ishte me të kuqe. Sapo kanë hyrë në kryqëzim ata janë përplasur t me një makinë që ishte duke ecur në korsinë e saj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksidenti te komuna forcat shqiponja aksident ne tirane aksidenti te komuna forcat shqiponja

Sondazh

Poll