Aktualitet

KPA nuk ndryshon asgjë! Shkarkohet gjyqtari Ilir Mustafaj, ish-kandidati për Gjykatën Kushtetuese

22 Korrik 2021, 19:06 Nga DOSJA
KPA nuk ndryshon asgjë! Shkarkohet gjyqtari Ilir Mustafaj, ish-kandidati

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vetting-ut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Ilir Mustafaj, ish-kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. 

Në vitin 2019, gjyqtari Mustafaj u shkarkua për probleme me pasurinë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ai vendosi të apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm. Por sot u vendos që të lihej në fuqi vendimi për shkarkimin e tij. 

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.07.2021.

Ilir Mustafajt iu gjetën disa probleme në hetimin që KPK i bëri pasurisë së tij. Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Paralelisht me punën si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe në disa universitete private në vend.

(k..m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir mustafaj ilir mustafaj ne vetting ilir mustafaj ilir mustafaj ne vetting

Sondazh

Poll