Bota

Boshatisen supermarketet në Britani, vet-izolimi i mijëra njerëzve krijon kaos në sektorin e shitjeve

22 Korrik 2021, 12:22 Nga DOSJA
Boshatisen supermarketet në Britani, vet-izolimi i mijëra

BRITANI– Në Britani edhe pse një pjesë e madhe e popullsisë janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë të paktën një dozë sërish ekziston frika e një mbyllje totale.

Kjo gjë është vënë re ditët e fundit pasi njëp jesë e madhe e tyre po ‘vërshojnë’ drejt supermarketeve për të furnizuar me ushqime dhe gjërat më të nevojshme shtëpinë e tyre.

Sipas BBC, britanikët kanë shkarkuar aplikacionin special “pingdemic” ku thuhet se u duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë. Reduktimi drastik i stafit ka shkaktuar kaos në sektorë të ndryshëm si shitja me shumicë, supermarkete, transport mallrash, sektori i prodhimit dhe sektori i mikpritjes.

Sipas rregullave aktuale të vetë-izolimit në Angli, kushdo që gjurmohet si një kontakt i ngushtë i një rasti pozitiv të konfirmuar duhet të izolohet për 10 ditë, pavarësisht nëse ata kanë marrë ose jo të dyja dozat e një vaksine.

Andrew Selley, shefi ekzekutiv i Bidfood në Mbretërinë e Bashkuar, i cili furnizon produkte për spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe burgjet, si dhe restorantet, tha se po u kërkonte punëtorëve që janë “izoluar” të kthehen në punë pasi të kenë bërë një test negativ PCR.

Masa ka qenë në fuqi që nga e hëna për punëtorët në sistemin shëndetësor kombëtar “në rrethana të jashtëzakonshme”.Ministri i biznesit, Kwasi Quarteng i tha BBC sot se lista e punëtorëve në karantinë do të botohet “sot”, por shtoi se ajo do të ishte e kufizuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew selley koronavirusi ne britani kwasi quarteng andrew selley koronavirusi ne britani kwasi quarteng

Sondazh

Poll