Bota

Pas dyshimeve për spiunim nga Maroku, Macron mbledh Këshillin e Mbrojtjes mbi hetimet ndaj Pegasus

22 Korrik 2021, 08:48 Nga DOSJA
Pas dyshimeve për spiunim nga Maroku, Macron mbledh Këshillin e

FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot në mëngjes do të mbajë një takim të veçantë me kabinetin në Pallatin Elysee për të diskutuar rreth rastit të spiunimit me softuerin Pegasus.

Sipas Reuters, lajmin për grumbullimin e qeverisë franceze në takim e bëri të ditur zëdhënësi i saj, Gabriel Attal.

”Presidenti do të zhvillojë këtë mëngjes një takim të këshillit të posaçëm të mbrojtjes në Elysee mbi çështjen Pegasus dhe mbi sigurinë kibernetike”, – tha Attal.

Franca po heton pretendimet se Maroku mund të ketë shënjestruar celularët që i përkasin presidentit, Emmanuel Macron dhe 15 ministrave duke përdorur një sistem spiunimi nga kompania izraelite NSO Group.

Prokurorët e një gjykatë penale në Paris njoftuan se do të fillonin hetimet mbi një raport të botuar të hënën se disa gazetarë francezë dyshohet se ishin subjekt i piraterisë nga Maroku duke përdorur mjetet e NSO.

Uebfaqja hetimore Mediapart, gazeta satirike Le Canard Enchaîné dhe grupi Reporterët pa Kufij kishin dërguar ankesa tek prokurorët duke u kërkuar atyre të shikonin çështjen. Hetimi do të shqyrtojë 10 akuza të ndryshme duke përfshirë nëse ka pasur një komplot kriminal, nëse privatësia e dikujt është cenuar ose nëse është në telefonat e tyre është futur sistem spiunimi.

Lajmi kryesor/Përgjimet e zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve nga Pegasus, Izraeli ngre task forcë speciale për të nisur hetimet

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron skandali i pergjimeve me programin pegasus emmanuel macron skandali i pergjimeve me programin pegasus

Sondazh

Poll