Bota

Ashpërsimi i masave anti-Covid, Athina ‘shpërthen’ në protesta për të dytën herë brenda javës

22 Korrik 2021, 07:58 Nga DOSJA
Ashpërsimi i masave anti-Covid, Athina ‘shpërthen’ në

GREQI– Policia hapi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmat që protestuan kundër vaksinimeve të koronavirusit në Athinë të Mërkurën. Sipas mediave vendase, rreth 1,500 persona morën pjesë në një protestë jashtë parlamentit, e dyta e organizuar brenda javës në kryeqytetin grek kundër vaksinimit ndaj Covid-19.

Protestat u nxitën nga një vendim i mëparshëm i qeverisë që urdhëronte vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të të moshuarve.

Qeveria ka sugjeruar që grupe të tjera, të tilla si mësuesit, mund të kenë nevojë të vaksinohen në vjeshtë.

Numri i të infektuarve në Greqi  është rritur javët e fundit dhe autoritetet raportuan pothuajse 3,000 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar gjithsej në 463,473 njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 12,800 kanë vdekur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi protesta ne athine vaksinimi ne greqi koronavirusi në greqi protesta ne athine vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll