Aktualitet

Kreu i njësisë Administrative është në KËRKIM për kanabis! Merret vendimi, Bashkia e Lezhës e shkarkon, zëvendësohet n

22 Korrik 2021, 07:07 Nga DOSJA
Kreu i njësisë Administrative është në KËRKIM

LEZHË– Bashkia e Lezhës ka shkarkuar nga detyra e kreut të Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën, pasi është në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në vend të tij është emëruar Agostin Zefi.

Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kolën, i cili ndodhet në kërkim prej javësh pasi në njësinë që administronte u gjetën parcela me kanabis.

Për të njëjtin aksion policor që u dha masa e Kolës, u arrestua dhe Zef Boci si dhe është shpallur në kërkim Gjergj Ndreca, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agostin zefio bashkia lezhë gezim kola agostin zefio bashkia lezhë gezim kola

Sondazh

Poll