Aktualitet

Nuk na ndahen TEMPERATURAT e larta! Deri në 35°C sot, vranësirat të lehta përgjatë ditës (HARTA LIVE)

22 Korrik 2021, 05:24 Nga DOSJA
Nuk na ndahen TEMPERATURAT e larta! Deri në 35°C sot, vranësirat

TIRANË–Nuk ka më shira në territorin e Shqipërisë! Dita e sotme do të jetë përvëluese ndaj bëni mirë që të evitoni pikun e vapës. Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa sërisht mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 22 korrik 2021 parashikimi i motit 22 korrik 2021

Sondazh

Poll