‘Ajo ishte në dijeni të shkeljeve’/ Tenderi i uniformave, kryekomisioneri AKUZON drejtoreshën Naqellari: Ishte e
22 Korrik 2021, 05:45Nga DOSJA
TIRANE– Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me tenderin abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve.
Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka vërejtur disa shkelje në tenderin abuziv. Sipas tij ka pasur mangësi me dokumentacionin nga ofruesit lidhur me procedurën e prokurimit. Pjetërnikaj deklaron në dëshminë në SPAK, se ish- drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.
Pjesë nga dëshmia e Pjetërnikaj dhe dosja e SPAK:
“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE “hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo” “jelen professional doo”, “galeb “OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE “D&Esh pk “Summer Confs 1″+ “LOVERS SRL” “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t’u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar.
Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MILOT–Një shtëpi dy katëshe në Milot është djegur totalisht. Flakët kanë përpirë banesën në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në momentin e zjarrit, ...
TIRANË–Nuk ka më shira në territorin e Shqipërisë! Dita e sotme do të jetë përvëluese ndaj bëni mirë që të evitoni pikun e vapës. Sipas MeteoAlb: Gjatë par...
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë njoftoi të mërkurën se kishte prishur vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe kishte vendosur sigurimin e pad...
TIRANË– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në Kamëz. Fatkeqësisht, nga aksidenti tragjik ka ndërruar jetë një person.A...
HIMARË– Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas të huaj, një brazilian dhe një gjerman ,në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.Të dy kanë qenë duke...
SARANDË– Një paralajmërim është bërë për të gjithë pushuesit nga Kapiteneria e Sarandës, të cilët parashikojnë se nga sot deri të premten të tregohet...
ELBASAN- Një aksident i rëndë, është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Thanë.Raportohet se një makinë raportohet se ka humbur k...
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane në Castiglion Fiorentino. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari së bashku me 30-vje&cced...
DURRËS– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në të gj...