Kanabis në banesë! Arrestohet 60-vjeçari në Lezhë, po tentonte kultivimin e lëndës narkotike në tokën e tij
22 Korrik 2021, 06:46Nga DOSJA
LEZHË– Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po tentonte që të kultivonte kanabis në oborrin e banesës së tij. Policia konstatoi se në banesën e personit me inicialet P.B, ka pasur një tentativë për të kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolonjës ditën e djeshme. Shqiptari i arratisur u pikas në rrugë nga katër karabinerët të cil...
GJIROKASTËR– Leonora Floku, është 58-vjeçarja e cila u procedua nga policia pasi tentoi të kalonte me 20 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë. Poli...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Faxweb, Shqiptarja.com kanë në faqe të parë aksidentin tragjik që ndodh...
TIRANE– Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me tenderin abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin...
MILOT–Një shtëpi dy katëshe në Milot është djegur totalisht. Flakët kanë përpirë banesën në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në momentin e zjarrit, ...
TIRANË–Nuk ka më shira në territorin e Shqipërisë! Dita e sotme do të jetë përvëluese ndaj bëni mirë që të evitoni pikun e vapës. Sipas MeteoAlb: Gjatë par...
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë njoftoi të mërkurën se kishte prishur vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe kishte vendosur sigurimin e pad...
TIRANË– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në Kamëz. Fatkeqësisht, nga aksidenti tragjik ka ndërruar jetë një person.A...
HIMARË– Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas të huaj, një brazilian dhe një gjerman ,në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.Të dy kanë qenë duke...