Bota

Ditëlindja kthehet në fatkeqësi, humbin jetën 5 anëtarët e një familje në Turqi, mbyten në liqen njëri pas tjetrit

21 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
Ditëlindja kthehet në fatkeqësi, humbin jetën 5

TURQI- 5 anëtarët e një familje në Turqi humbën jetën, pasi u mbytën në liqenin e Damit Derinöz në Amasya. Sondakika shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ditëlindjen e një vogëlushi 3-vjeçar. Levent Cenik së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur në ditën e ditëlindjes u futën në liqen ku dhe u mbytën.

Ndërkohë që pas tyre për t’i shpëtuar shkoi në ndihmë gjyshja e tyre 50-vjeçare ne emrin Sulltan, xhaxhi i tyre 19-vjeçar me emrin Emrullah Cenik dhe tezja 28 vjeçe me emrin Elif Semiz. Kur ekipet e kërkim-shpëtimit në vend nxorën trupat e viktimave, doli që Levent dhe motra e tij Havvanur vdiqën të kapur prej dore.

Ndërkohë që babai i dy fëmijëve Beytullah Cenik, i cili ndodhej në Ankara, kur mori vesh lajmin u kthye në Amasya dhe me lot në sy përqafoi arkivolet e fëmijëve të tij dhe në familjarëve të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota beytullah cenik elif semiz emrullah cenik levent cenik beytullah cenik elif semiz emrullah cenik levent cenik

Sondazh

Poll