Bota

Sherr mes të rinjve në Itali, nga të shtënat me armë në diskotekë mbetën të plagosur 10 persona

21 Korrik 2021, 11:55 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve në Itali, nga të shtënat me armë

ITALI– Një mosmarrëveshje për arsye banale midis disa të rinjve shkaktoi panik në një diskotekë në Itali, ku nga të shtënat u plagosën 10 persona.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi në orën 2 të mëngjesit gjatë një feste të organizuar nga studentë të universitetit, me praninë e mbi 300 personave, një një klub në San Vito të Tarantos.

Sipas asaj që është rindërtuar deri më tani nga patrullat e policisë, përleshja shpërtheu midis dy grupeve djemsh, ku një i ri dyshohet se nxori një pistoletë të kalibrin 9 mm dhe qëlloi në drejtim të personit tjetër, në lokalin e mbushur me njerëz.

Disa të shtëna kanë arritur disa të pranishëm në gjymtyrët e poshtme duke i shkaktuar plagë. Katër vajza dhe gjashtë djem midis moshës 20 dhe 28 vjeç u shtruan në spital, dhe disa kërkuan ndërhyrje për nxjerrjen e plumbave. Të gjithë, përveç dy personave, kanë dalë nga spitali.

Agjentët e policisë ndaluan dhe identifikuan të dyshuarin për të shtënat në klubin e natës dhe falë imazheve video të dhomës së mbikëqyrjes.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota plagosen 10 persona ne itali te shtena ne club ne itali plagosen 10 persona ne itali te shtena ne club ne itali

Sondazh

Poll