Aktualitet

Me ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW’ duke bërë garë me 225 km/h! Gazeta zviceriane i nxjerr zbuluar dy kosovarët që u ndaluan

21 Korrik 2021, 11:16 Nga DOSJA
Me ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW’ duke bërë garë

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga gara e frikshme e zhvilluar ditën e djeshme nga dy makina luksoze në aksin Fier-Vlorë. Dy shqiptarët nga Kosova, njëri me ‘Lamborghini’ e tjetri me ‘BMW’, ecën me shpejtësi ‘skëterrë’ prej 225 kilometrash dhe nuk i ndaluan radarit të policisë në Fier. Pas ndjekjes, ata u kapën në hyrje të Vlorës.

Lidhur me incidentin, i cili mund të kishte përfunduar edhe me pasoja fatale, ka shkruar gazeta zvicerane, Blick, ku ka zbuluar edhe se ku i kanë marrë kosovarët makinat luksoze.

Makina ‘Lamborghini’ ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës. Sipas Blick, pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin. Kurse makina ‘BMW’ i përket një kompanie pastrimi në Zvicër. Edhe pronari i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë se është me pushime.

Sipas policisë, drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar me banim në Zvicër, u ndëshkua  me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë. Po ashtu, drejtuesi i “BMW një 36-vjeçar me banim në Kosovë u ndëshkua  me 120 mijë lekë për tejkalim dhe garë shpejtësie.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gara shpejtesie ne aksin fier-vlore lamborghini ne vlore gara shpejtesie ne aksin fier-vlore lamborghini ne vlore

Sondazh

Poll