Aktualitet

Merr përgjigjet NEGATIVE për herë të tretë! Vajza dhe babai me probleme shëndetësore, gjyqtarja Enkeleda Hoxha kërkoi li

21 Korrik 2021, 09:50 Nga DOSJA
Merr përgjigjet NEGATIVE për herë të tretë! Vajza dhe

TIRANË– Gjykata e Apelit ka refuzuar për herë të tretë kërkesën e gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha kërkoi që të lihej e lirë, pasi sipas saj duhet të kujdeset për fëmijët, më specifikisht për djalin, vajzën dhe babain.

Avokati i saj paraqiti një raport shëndetësor për gjendjen e fëmijëve të Hoxhës. Djali i ish-gjyqtares vuan nga një sindromë e rëndë, ndërsa vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Duket se kjo arsye nuk ishte shumë bindëse për Gjykatën, e cila vendosi që ta linte sërish brenda qelisë.

PSE NDODHET PAS HEKURAVE HOXHA?

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër.

Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë.

Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, gjyqtarja Hoxha i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda hoxha enkeleda hoxha

Sondazh

Poll