Aktualitet

Sezoni turistik sjell fluks turistësh në Aeroportin e Rinasit, mbi 7 mijë qytetarë udhëtojnë brenda ditës

21 Korrik 2021, 10:03 Nga DOSJA
Sezoni turistik sjell fluks turistësh në Aeroportin e Rinasit, mbi 7

TIRANË– Një fluks i lartë turistësh ëshë në ‘Tirana International Airport’ për shkak të sezonit turistik, ku numri i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë është po aq i lartë sa i atyre që dalin.

Vetëm ditën e sotme janë parashikuar 42 fluturime në dalje nga ky aeroport për në destinacione europiane apo vende të tjera të botës. 7500 qytetarë janë regjistruar ditën e sotme për të udhëtuar i por kanë hasur problematika.

Aeroporti kombëtar i Rinasit para dy ditësh u kërkoi pasagjerëve në një njoftim zyrtar që të jenë në terminal 3 orë para nisjes së fluturimit të tyre duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare dhe pajisjen me dokumentacionin për kryerjen e vaksinës.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit fluks ne aeroportin e rinasit aeroporti i rinasit fluks ne aeroportin e rinasit

Sondazh

Poll