Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhet dëshmia e të riut: Nuk e mora vesh si ndodhi, ai nxori pistoletën…

21 Korrik 2021, 10:26 Nga DOSJA
Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhet dëshmia e

KUÇOVË– Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Xhuliano Kapllanaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Kuçovë nga i riu Robert Gjika.

Në dëshminë e tij, Kapllanaj ka deklaruar se nuk e ka kuptuar si kanë rrjedhur gjërat dhe se nuk e kishte pritur që debati me 26-vjeçarin Robert Gjika të agravohej deri në përdorimin e armës.

Nuk e mora vesh si ndodhi aq papritur. U zumë me fjalë dhe nuk e mendoja që situata do të agravohet, Roberi Gjukoa mori armën dhe më plagosi në dorë”, mësohet të ketë thënë ai për uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen ’11 shkurti’ në Kuçovë për shkak të një konflikti të çastit për motive të dobëta. Gjika është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne kucove robert gjika xhuliano kapllanaj plagosje ne kucove robert gjika xhuliano kapllanaj

Sondazh

Poll