“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi do t’i fitoj partia e Mitsotakis”/ Dendias: Me Turqinë do të bisedojmë vet
21 Korrik 2021, 09:44Nga DOSJA
GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se të vetmet çështje që mund të diskutojnë me Turqinë në dialog janë shelfi kontinental si dhe ndarja e detit. Në një intervistë për Newsbomb.gr, Dendias ka thënë se nëse Turqia dëshiron të diskutojë për gjëra të tjera, kjo nuk do të bëhet,
” Nëse Turqia dëshiron diçka tjetër, ne nuk do të jemi atje,” tha ai.
Më tej, Ministri i Jashtëm foli edhe për takimin e tij me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e përshkroi se si shumë mikpritës dhe i përzemërt në të njejtën kohë.
Dëndias gjithashtu foli edhe për pozicionin e Greqisë në çështjen e Kosovës, në marrëveshjen e Prespës si dhe në ratifikimin e tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut.
” Memorandumet do të ratifikohen, por unë nuk e di kur,” tha ai.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, Dendias tha se parashikon një fitore të Partisë New Democracy (Demokracia e Re) dhe të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
(I.A./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË- Telefoni celular i një ish-ministri francez tregoi gjurmë dixhitale të aktivitetit të shoqëruara me sisteme spiunimi të NSO Group, sipas analizës m...
ANGLI- Videoja e mëposhtme tregon momentin ku një hajdut makinash u hoq si blerës për të vjedhur një Mercedes. Dailymail shkruan se një person i quajtur Jason, ...
ITALI– Italia po përpiqet të frymëzojë gjeneratën e ardhshme për të jetuar në zonat provinciale të cilat janë pothuajse të braktisura.Këtë herë, oferta vj...
SHBA– Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), ka shprehur zemërimin e saj rreth raportimeve që më shumë se 180 gazetarë, duke përfshir...
KINË- Shira të shumtë janë rënë ditët e fundit edhe në Kinë. Tha Guardian shkruan se nga shirat e shumtë, të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërkohë ...
JAPONI– Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka hedhur peshën e tij pas Lojërave Olimpike të Tokios të vonuara ...
SHBA– Një seancë dëgjimore në kongres për pandeminë e koronavirusit u tensionua kur Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, u përplas me Raund...
KOSOVË– Spitali i Kosovës është tej mbushur me pacientë pas kanë konsumuar shumë ushqime të ëmbla në ditën e Kurban Bajramit. Qendra Klinike Universi...