Bota

Deklarata e Vuçiç mbi kufinjtë, Serwer: Washingtoni duhet t’i dërgojë sinjale të qarta Serbisë se NATO do t’i mbrojë

21 Korrik 2021, 09:08 Nga DOSJA
Deklarata e Vuçiç mbi kufinjtë, Serwer: Washingtoni duhet

KOSOVË– Profesori amerikan, Daniel Serwer thotë se është koha që Washingtoni t’i dërgojë sinjal të qartë Vuçiçit se NATO do t’i mbrojë të gjithë shtetet fqinje të Serbisë nga ndonjë qëllim jofqinjësor i Beogradit.

Komenti i Serwer vjen pasi Vuçiç tha se “politikë e shtetit të tij është ajo se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve”, e cila ishte si një përgjigje ndaj deklaratave të ministrit të mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili tha se partia e tij ka për qëllim ‘të bashkojë serbët kudo që ndodhen’.

Serwer tha se është koha që NATO t’i tregojë qartë Vuçiçit që do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit.

“Vuçiçi është gati për të hequr dorë nga rimarrja e tërë Kosovës dhe tërë Bosnjës. E tëra që dëshiron janë rriskat serbe, rreth 15 për qind, përkatësisht 49 për qind. Ai do të ishte i lumtur për një rriskë Kroacie, gjithashtu. Slloveni Lindore? Ai e dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i tregojë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është mundësi për një shtet që ushqen ambicie territoriale dhe mosrespekt për kufijtë e fqinjëve të vet. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartazi se NATO-ja do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit. Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të bëhen reale me Serbinë”, ka thënë Serwer.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic aleksander vulin daniel serwer serbia e madhe aleksander vucic aleksander vulin daniel serwer serbia e madhe

Sondazh

Poll