Bota

‘Nëse dikush po gënjen, ai je ti’/ Fauci përplaset me senatorin amerikan në debatin mbi pandeminë e koronavirusit

21 Korrik 2021, 07:55 Nga DOSJA
‘Nëse dikush po gënjen, ai je ti’/ Fauci përplaset me

SHBA– Një seancë dëgjimore në kongres për pandeminë e koronavirusit u tensionua kur Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, u përplas me Raund Paul, një senator republikan për Kentucky dhe kundërshtar i vjetër i veshjes së maskave.

Sipas Guardian, Paul sugjeroi që Fauci kishte gënjyer para Kongresit në maj kur ai mohoi që Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) financuan të ashtuquajturën kërkim “të fitimit të funksionit”, praktika e rritjes së një virusi në një laborator për të studiuar ndikimin e tij të mundshëm në botë.

 

 

A post shared by NPR (@npr)

Dr Fauci, duke e ditur se është një krim të gënjesh Kongresin, dëshiron ta tërheqësh deklaratën tënde të 11 majit ku pretendove se NIH kurrë nuk financoi fitimin e funksionit në Wuhan?”- kërkoi senatori.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Faucit, i cili i tha senatorit se ai i qëndron deklaratave të tij dhe se nuk ka gënjyer në lidhje me të dhënat/

”Senator Paul, unë kurrë nuk kam gënjyer para Kongresit dhe nuk e tërheq atë deklaratë. Më lër të përfundoj. Senator Paul, nuk e dini për çfarë po flisni, sinqerisht. Dhe këtë dua ta them zyrtarisht. Ju nuk e dini për çfarë po flisni. Nëse dikush gënjen. ai je ti.”- tha Fauci.

Fauci gjithashtu i tha seancës së së martës se varianti Delta i koronavirusit ishte shkaku i më shumë se 80% të rasteve të reja amerikane Covid-19, por vaksinat e autorizuara mbeten më shumë se 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne shba raund paul varianti delta anthony fauci koronavirusi ne shba raund paul varianti delta

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 07:16

KOSOVË– Në një nga diskotekat e Prishtinës ka ndodhur një sherr. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa në sfond dëgjohet kënga e këngëtarit Lyrical Son....

Bota 21 Korrik 2021, 06:21

Sa kushton përmbytja e shekullit në Gjermani?

Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketën e parë të ndihmave për viktimat e përmbytjes. Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ...

Bota 21 Korrik 2021, 05:53

Si mund të bëheni turist në Hapësirë?

Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet.Gjithçka ju duhet është durim...