Bota

Greqia lëkundet sërish, një tërmet 4.1 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit në Thiva

20 Korrik 2021, 07:51 Nga DOSJA
Greqia lëkundet sërish, një tërmet 4.1 ballë

GREQI– Një tërmet me madhësi 4.1 ballë është regjistruar në Thiva, të Greqisë qendrore, sot në mëngjes, thanë autoritetet. Nuk ka raporte të menjëhershme të dëmtimit ose lëndimit.

Sipas mediave vendase, Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti ndodhi në 8.05 të mëngjesit me kohën lokale, 2 kilometra në veri-lindje të Thiva dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ditët e fundit rajoni është goditur nga qindra tërmete. Të shqetësuar për aktivitetin sizmik të vazhdueshëm, shkencëtarë po hetojnë nëse ato janë pjesë e një tufë lëkundjesh të lehta apo paralajmërese të një tërmeti më të fortë.

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll