Bota

U dënua padrejtësisht për vrasjen e një çifti, lirohet pas 20 vitesh 59-vjeçari në SHBA

20 Korrik 2021, 07:33 Nga DOSJA
U dënua padrejtësisht për vrasjen e një çifti,

SHBA- Një gjykatës në SHBA ka hedhur poshtë, pas dy dekadash, akuzat për vrasjen e një çifti në vitin 1985. ABC News shkruan se Dennis Perry i cili vuajti dënimin e tij për më shumë se 20 vite, ndërkohë që ishte i pafajshëm.  

Gjykatësi i Gjykatës Superiore të Qarkut Glynn Stephen Scarlett miratoi një mocion nga prokurorët për të hedhur poshtë çështjen kundër Dennis Perry, pasi nga ADN-ja e marrë nga skena e krimit, doli që një i dyshuar tjetër ishet i përfshirë në ngjarje. 

Avokati i Rrethit Gjyqësor Brunswick, Keith Higgins, tha se nuk do e ndiqte më çështjen, pasi doli që dikush tjetër i ka vrarë çiftin Harold dhe Thelma Swain.

“Ka raste kur kërkimi i drejtësisë do të thotë të ndjekësh një person të gabuar”, tha avokati.

Ndërsa Perry pas vendimit të gjykatës për të shfuqëzuar vendimin, u shpreh se është i lehtësuar që më në fund e vërteta ka dalë në dritë.

“Kjo aktakuzë ka qenë e varur mbi kokën time për më shumë se 20 vjet, dhe është një lehtësim që më në fund të mos shqetësohem më,” tha ai.

Sëains u vranë brenda Kishës Baptiste Rising Daughters në Georgia, në 1985. Perry u dënua në vitin 2003 kryesisht në dëshminë e nënës së ish-të dashurës së tij, e cila tha se Perry i kishte thënë asaj se kishte në plan të vriste Harold Swain.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dennis perry glynn stephen scarlett harold swain keith higgins thelma swain dennis perry glynn stephen scarlett harold swain keith higgins thelma swain

Sondazh

Poll