Aktualitet

Mbulonte shokët dhe i ndihmonte të shpërndanin kokainë, GJKKO rrëzon kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj efekt

19 Korrik 2021, 12:31 Nga DOSJA
Mbulonte shokët dhe i ndihmonte të shpërndanin kokainë,

TIRANË– Gjykata e Apetit të Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën për masë më të butë sigure për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Efektivi, Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.

Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartëpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.

Ai ka bërë shpërndarje në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK, hetime të cilat janë kryer me metoda proaktive.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterios sullaj elefterios sullaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:03

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi që në mesditë se ora për lejimin e muzikës do të shtyhej me 60 minuta, e vetëm disa orë më pas vendimi i tij u ‘ligj...