Bota

Dy aksidente brenda 24 orëve në Prizren, raportohet për 17 të plagosur

19 Korrik 2021, 07:39 Nga DOSJA
Dy aksidente brenda 24 orëve në Prizren, raportohet për 17

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy aksidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Serbicë ku janë përplasur 3 makina mes njëria-tjetrën, ndërsa tjetri ka ndodhur në fshatin Zhur, ku janë përfshirë dy makina.

Rastet sipas raportit të policisë:

Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Tre (3) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 9 persona (2 nga ta lëndime të rënda). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

Fsh. Zhur, Prizren, 18.07.2021 – 16:00. Dy (2) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. 

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aksident në prizren aksident në prizren

Sondazh

Poll