Bota

Karikatura e tij mbi profetin Muhamed shkaktoi trazira në vend, ndërron jetë artisti i njohur danez

19 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA
Karikatura e tij mbi profetin Muhamed shkaktoi trazira në vend,

DANIMARKË– Artisti i njohur danez, Kurt Westergaard, i famshëm për vizatimin e një karikature të Profetit Muhamed i cili në vitin 2005 shkaktoi trazira të dhunshme në disa vende myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Lajmi u dha nga familja e tij e cila njoftoi se Westergaard vdiq në gjumë pas një sëmundje të gjatë.

Sipas Guardian, ilustruesi është autori i 12 vizatimeve më të famshme të botuara më 30 shtator të 2005 nga gazeta konservatore daneze, Jyllands-Posten nën titullin “Fytyra e Muhamedit”, në të cilën profeti përfaqësohej me një çallmë në formë bombe.

Karikaturat kaluan pa u vërejtur në fillim, por pas 15 ditësh ndodhi një tubim proteste në Kopenhagë dhe protesta nga ambasadorët e vendeve myslimane në Danimarkë. Një total prej 17 personash u vranë gjatë 3 ditëve në një seri sulmesh që tmerruan Francën. Të tre sulmuesit u vranë në shkëmbime zjarri me policinë, duke lënë vetëm bashkëpunëtorët për t’u gjykuar.

Westergaard kishte punuar për revistën Jyllands-Posten që nga mesi i viteve 1990 si ilustrues, dhe vizatimi në fjalë ishte shtypur tashmë një herë, pa shkaktuar shumë polemika.

Kërcënimet me vdekje kundër Westergaard personalisht e detyruan atë të fshihej. Në vitin 2008, tre gazetat kryesore të Danimarkës ribotuan karikaturën pas arrestimit të tre burrave për komplot për vrasjen e artistit. Njëri u la i lirë pa akuzë, një tjetër u dëbua dhe një i tretë u dërgua në një qendër azili.

Në fillim të vitit 2010, policia daneze kapi një Somalian 28-vjeçar të armatosur me thikë dhe sëpatë në shtëpinë e Westergaard, ku ai po planifikonte ta vriste.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota karikatura e profetit muhamed kurt westergaard karikatura e profetit muhamed kurt westergaard

Sondazh

Poll