Bota

Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarët

19 Korrik 2021, 07:46 Nga DOSJA
Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt Brukselit, për takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç publikoi një fotografi në avion ku u shpreh se asnjëherë nuk është e këndshme të shkosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptar.

Ai gjithashtu u shpreh se dorëzimi përpara kërkesave të përfaqësuesve të Kosovës nuk është një opsion.

Postimi i plotë:

Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Lajmi kryesor/ Takimi i radhës Kurti-Vuçiç! Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, diskutohet për të zhdukurit gjatë luftës (AXHENDA)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksandçr vuçiç dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 albin kurti aleksandçr vuçiç dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll