Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit/ Kreu i KMSH-së, Spahiu: Jini solidarë në çdo ditë

19 Korrik 2021, 09:23 Nga DOSJA
Festa e Kurban Bajramit/ Kreu i KMSH-së, Spahiu: Jini solidarë në

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka dalë me një mesaz urimi për të gjithë besimtarët myslimane, me rastin e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Spahiu thotë se në këtë festë, duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

‘Bismilahi-Rrahamini-Rrahim. Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbëres. Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve. Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.) Të dashur qytetarë, nesër, më datë 20 korrik 2021, është festa e Kurban Bajramit.Allahu i Madhërishëm në suren Kevther në Kuran thotë:“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”Ndërsa në suren En’nam na kujton:“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!”Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa. Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atëkohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës heroike Haxhires.Kurbani na dëshmon se, sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punë të pëlqyeshme te Zoti, nëse duam të përfitojmë mëshirën dhe faljen e të Gjithëmëshirshmit absolut, Zotit të gjithësisë. “As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë.Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata.Kurbaniështë solidaritet, jini solidarë në bajram e në çdo ditë.Kurbani është pajtim, pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin.E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona.E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin. Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja! Amin!’-shprehet Spahiu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu festa e kurban bajramit bujar spahiu festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll