Aktualitet

Policia vë në pranga bashkëautorin e vrasjes së 69-vjeçarit, identifikohet italiani që në bashkëpunim me 31-vjeçarin sh

19 Korrik 2021, 08:12 Nga DOSJA
Policia vë në pranga bashkëautorin e vrasjes së

ITALI- Personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e ish-bankierit italian dy ditë më parë në Lecce ka rënë në prangat e policisë.

Sipas mediave italiane, gjatë natës së mbrëmshme policia ka vënë në pranga Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase, me banim në Lequile, me një urdhër të lëshuar nga Prokurori Publik i Leçes. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Paulin Mecaj, 31-vjeçari shqiptar i cili u arrestua në 17 korrik me të njëjtën masë dhe konsiderohej autor i krimit.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata i braktisur në mbrëmjen e vrasjes në një pus dhe u gjet në të njëjtën mbrëmje nga zjarrfikësja, e cila siç del nga imazhet e videove të marra nga sistemet e mbikëqyrjes, i përkishte grabitësit të dytë të paarmatosur. Të njëjtën xhup që 28-vjeçari kishte veshur edhe në raste të tjera, siç dëshmohet në disa fotografi të postuara në profilin e tij në Facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin Lecce të Italisë, ku 69-vjeçari u ekzekutua me disa plumba, teksa po tërhiqte lekë nga bankomati teksa bashkëshortja e tij e priste në makinë. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë bërë të ditura, por mendohet se bëhet fjalë për grabitje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet giovanni caramuscio paulin mecaj shqiptari vret nje italian giovanni caramuscio paulin mecaj shqiptari vret nje italian

Sondazh

Poll