Aktualitet

‘Disa policë nuk duhet të mbajnë veshur uniformën’/ Protesta e bizneseve në Vlorë, Bedinaj: Dy kamarierë u shoqëruan

19 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
‘Disa policë nuk duhet të mbajnë veshur

TIRANË– Kreu i Operatorëve turistikë në jug, Vasil Bedinaj në një lidhje telefonike për ‘Faxnews’ ka treguar se ngjarja e mbrëmjes së djeshme ishte e shëmtuar. Sipas tij, përplasje me policinë nisi për shkak të muzikës që kishte vendosur vetëm një lokal. Ai tha se për ngjarjen duhen fajësuar të dy palët pasi incidenti përshkallëzoi deri në dhunë duke i larguar dhe pushuesit.

Bedinaj pranoi se ndalimi i muzikës dhe mbyllja më herë e bizneseve ka shkaktuar humbje në ekonomi të shumë familjeve, ndërkohë që tha se kryeministri Rama mund të ndihet komod.

‘Ajo që ka ndodhur mbrëmë ka qënë një shfaqje shumë e shëmtuar. Nuk ishte shenjë proteste po ishte një lokal që mbase dhe ka gabuar që nuk ka ulur muzikën në kohën e duhur. Kemi qënë kundër asaj shfaqje të shëmtuar që policia e shtetit me fugona dhe me një numër të larë të policisë kanë bërë. Të jemi të qartë, nuk ka qënë protesta jonë ajo që nisi këtë, nuk dua të fajësoj njeri por të dyja palët. Vetëm sepse ajo shfaqje me një numër të lartë policësh ka sjellë atë shfaqje. Jemi mbledhur para komisariatit, ajo që vura re, ishte se policia ka qënë në lartësinë e duhur, por kanë në mesin e tyre persona që nuk duhet të jetë në policiën e shtetit. Nëse dikush duhet të arrestohej duhet të ishte administratori i lokalit. Janë me uniforma, ka dhe policia që i kalojnë kopetencat e tyre, ata nuk duhet të kenë veshur uniformën e shtetit. Kemi të bëjmë me një sektor që mban peshën më të madhe të ekonomisë nuk e meritojmë këtë shfaqje.  Kryeministri mbase ndihet komod me ekonomike që ka vendi, nuk është në lartësinë e duhur. I gjithë biznesi është mbështetur nga qeveritë dhe nuk po ndjen kriza siç po ndjejmë ne.’- tha Bedinaj.

Protesta për muzikën/ Pronarët në Vlorë përballen me shoqërime nga Policia, shoqërohet me dhunë administratorja e një lokali, gjobitet edhe me 1 mln lekë, 20 biznese ‘vënë’ drynin në Lungomare (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare vasil bedinaj protesta ne lungomare vasil bedinaj

Sondazh

Poll