Aktualitet

E shpallur në kërkim nga Norvegjia për RRËMBIM, arrestohet 35-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut, pritet ekstradimi i saj

19 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA
E shpallur në kërkim nga Norvegjia për RRËMBIM, arrestohet

POGRADEC–Një 35-vjeçare e cila ishte në kërkim në Norvegji për rrëmbim në familje, është arrestuar ditën e sotme në Tushemisht. Adrijana Malbi e cila është me orgjinë nga Maqedonia e Veriut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit.

Pritet që në ditët në vijim të kryhet dhe ekstradimi i saj drejt Norvegjisë.

NJOFTIMI:

Bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare ka sjellë arrestimin në Tushemist të një shtetase në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për krime familjare. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases Adrijana Malbi, 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrijana malbi adrijana malbi

Sondazh

Poll