Insights

Diskutimet në Kuvendin e PD-së, ANALIZA e Fugës: Ca e dinë se ku fle ariu, disa janë mendjefyella, të tjerë nuk e dinë t

19 Korrik 2021, 08:51 Nga DOSJA
Diskutimet në Kuvendin e PD-së, ANALIZA e Fugës: Ca e dinë

Katër përballjet me të vërtetat

Duke ndjekur me shumë vëmendje në tv punimet e kongresit të PD.

Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i vjetër.
Aty ai thotë se ka katër mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse:

1. Janë ata që e njohin ku qendron problemi dhe e dinë që e dinë se ku është problemi. Ca prej tyre e thonë, ca e mendojnë por nuk e thonë, sa thonë të kundërtën e asaj që dinë sepse janë batakçinj ose kopila të mëdhenj. Ose lidera të mëdhenj!

2. Ca të tjerë e dinë se ku fle ariu, pra e dinë të vërtetën, por nuk e dinë se e dinë. Këta ose janë tipa modestë, të sjellshëm ose nuk kanë guxim t’i pohojnë vetes ato që dinë sepose nuk ua mban, kurrizi, ose sepse kanë aftësi mendore të kufizuara.

3. Ka të tjerë që nuk e dinë të vërtetën, nuk e njohin problemin, por nuk e dinë që nuk e dinë, dhe për rjedhojë kujtojnë se e dinë. Këta janë mendjefyella ose tipa që kënaqen me ca hamendje që i marrin si të vërteta ose mendojnë sa diametri i një gote rakie, ose aq dinë. Ose janë të sinqertë, por të padobishëm.

4. Ka të tjerë realistë që nuk e dinë fare ku qendron problemi, ku është e vërteta, por ama e dinë që nuk e dinë dhe janë të qetë, të heshtur, presin një biletë vajtje – ardhje kaq!
E more Shlomoooooo sa i madh je! Kujtojnë këta se je naiv!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog artan fuga artan fuga

Sondazh

Poll

Insights 17 Korrik 2021, 14:24

Dy “nonat” e informalitetit

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i s...

Insights 17 Korrik 2021, 07:36

Lypësja e lumtur

(Skicë korriku)Çdo mëngjes kur jam në Tiranë e nis ditën duke i falur 50 lekë një gruaje që rri te cepi shkollës. Ajo nuk zgjat dorën, as kërkon gjë. Ule...

Insights 12 Korrik 2021, 18:32

Disa fjalë për një NJERI si Uran Kostreci

Nuk deshi kurrë që të dukej një hero. I tha gjërat e tij, herë me vargje, herë me dëshmi. Nuk rrahu gjoskin për atë që kish kaluar. Madje, vuri një kapelë repub...

Insights 10 Korrik 2021, 17:43

A do të kemi sërisht një finale të vjedhur?

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Euro 2020, ku në stadiumin mitik Wembly do të marrë fund “beteja” për trofeun më të rëndēsishëm europian të ...