Politike

Murrizi i jep fjalën, Ralf Gjoni debat me Ballën: Mos u merrni me Genc Pollon, hajd fillojmë punën

  • Balla: Brenda 2019 do hapen negociatat me BE-në, KE pasqyroi punën tonë
  • Një debat ka pasur sot mes deputetit Ralf Gjoni dhe Taulant Ballës për reformën zgjedhore.

    Tiranë- Mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Taulant Balla ka pasur një debat për reformën zgjedhore. Ralf Gjonit i ka dhënë fjalën Myslim Murrizi, pasi qëndroi për disa minuta më krye të kuvendit, dhe menjëherë pati një debat mes deputetit të opozitës së re dhe Taulant Ballës.

    Gjoni është shprehur se qeveria nuk mund të  merret më me Genc Pollon pasi sipas tij ai mori mandatin sipas ligjit por duhet të merret me reformën zgjedhore.

    DEBATI: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Balla: Bëj ti punën bashkë më zonjën Hajdari  saç kemi bërë ne dhe jeni të mirëpritur. Me zonjën Hajdari ju e keni nisur mirë.  Mos thoni që nuk është bërë  detyra e shtëpisë e reformës zgjedhore.

    Gjoni: Unë ju uroj suksese në punë tuaj dhe ju falënderoj që ma dhatë fjalën zoti Murrizi. Balla iku ish-opozita mos u merrni më me Genc Pollon, ne morëm vendet tona. Çfarë prisni hajt ndryshojmë sistemin zgjedhor.

    J.V & A.S/Dosja.al

    Shto Koment