Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim, lezhjani ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë

18 Korrik 2021, 11:45 Nga DOSJA
I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim, lezhjani ekstradohet

TIRANË– Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për Bledar Carën, banues në Lezhë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:a

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

(kle.m./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar cara ekstradim nga italia bledar cara ekstradim nga italia

Sondazh

Poll