Aktualitet

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi, kapet 46-vjeçari në Maliq

18 Korrik 2021, 09:47 Nga DOSJA
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi,

MALIQ– Një 46-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Maliq, pasinë bashkëpunim edhe me persona të tjerë janë konfliktuar fizikisht me J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I arrestuari është identifikuar si Blenard Hasandoçaj.

Njoftimi i policisë:

Maliq; Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 46 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

(kle.m./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blenard hasandoçaj blenard hasandoçaj

Sondazh

Poll