Aktualitet

E prangosi operacioni “Shpirti”, GJKKO rrëzon kërkesën e Maksim Sotës për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurori l

18 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
E prangosi operacioni “Shpirti”, GJKKO rrëzon

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndërrim të masës së sigurisë.

Sota kërkoi zëvendësim për një masë më të lehtë sigurie, për arsye shëndetësore, kërkesë e cila i është rrëzuar sot.

Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Sipas SPAK, në bazë të hetimit, rezulton se prokurori ka jetuar në një shtëpi me një të dënuar për trafik droge, apartament që qiraja paguhej nga një tjetër trafikant, edhe ai i arrestuar tashmë në operacionin “Shpirti”.  Prokurori akuzohet për shpërdorim detyre dhe do të qëndrojë në masën e “pezullimit” nga detyra deri në përfundimin e gjykimit.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maksim sota maksim sota

Sondazh

Poll