Aktualitet

Mjeti “Hyundai” del nga rruga në Përrenjas, plagoset shoferi rumun

18 Korrik 2021, 11:09 Nga DOSJA
Mjeti “Hyundai” del nga rruga në Përrenjas, plagoset

PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Përrenjas, ku mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin shtetas rumun ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, 40-vjeçari ka mbëtur i plagosur dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetësi rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne prrenjas aksident ne prrenjas

Sondazh

Poll