Editorial

Patjetër!

18 Korrik 2021, 08:56 Nga DOSJA
Patjetër!

Nga Meri Lika

Nëse shumë nga gratë dhe burrat e mençur që unë njoh por dhe që nuk njoh, do të ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të  PD-së, PATJETËR që gjithçka do të ishte ndryshe.

Ata, PATJETËR, që nuk do të vinin në kuvend me makina me shoferë, madje as do të hynin në sallë duke mbajtur kokën mënjanë si Grida Duma, apo të ngjisnin shkallët me “vrapim energjik” si Fatbardh Kadilli, apo të sportivizuar nën këmishat lino si Flamur Noka e Edi Paloka.

Ata, PATJETËR, që do të hynin normalisht, ashtu si ecin çdo ditë të jetës së tyre, të veshur me respekt për institucionin e partisë së parë opozitare.
PATJETËR që këta njerëz me mendim, do të hynin në sallë me individualitetin e tyre, me personalitetin të pathyer nga pushtetet.

Ata, PATJETËR, që nuk do t’i nënshtroheshin turmës, me brohoritje dhe duartrokitje për shefin, por do të flisnin për të keqen që po gërryen partinë por dhe gjithë politikën shqiptare.

Ata do të pohonin se zgjedhjet u humbën, pak rëndësi ka u vodhën apo jo, rëndësi ka që u humbën.

Nëse ata do të kishin qenë në drejtim, PATJETËR, që do të pranonin se kishin gabuar, se vizioni i tyre nuk kishte qenë i qartë, do të dorëhiqeshin me dinjitet, por mendimin e tyre do ta kontribuonin akoma për idealin e tyre për të Shqipërisë më të mirë, e nuk do të krijonin partiza nga inate picirruke.

Ata, PATJETËR, që nuk do të vraponin të gjenin një fajtor e veten ta linin jashtë përgjegjësisë, sepse këta njerëz të mençur e dinë se në një familje që po shkatërrohet, të gjithë kanë faj.

Ata, PATJETËR, që do të thoshnin se marrëveshja pas rezistencës në çadër ishte një faj, se ikja nga parlamenti ishte një marrëzi, madje madje do të pranonin se lista e deputetëve të mbushur me këpëratat dhe qethjet ballaboks ishte një turp për partinë dhe një fatkeqësi për shqiptarët.

Nëse shumë nga gratë e burrat e mençur që unë njoh por dhe që nuk njoh, dje do të kishin mbushur atë sallë, PATJETËR, që në fund të kuvendit Partia Demokratike nuk do të ishte thjesht dhe vetëm një mendim, ai i Lulëzim Bashës, por do të ishte partia e shumë mendimeve dhe mendimeve të mençura madje.

Nëse shumë prej atyre njerëzve të mençur, dje do të kishin mbushur atë sallë, PATJETËR, që ne të gijthë do t’i kishim dëgjuar me respekt dhe besim.

Por asnjëri prej tyre nuk qe atje, e PATJETËR, që asnjëri prej tyre nuk është as tek partia në pushtet dhe prandaj, politika vazhdon të ngelet në duart e atyre që në jëtë kanë vetëm një profesion, pasionin për karrigen e pushtetit që të pasurohen shpejt dhe pa mundim.

Asnjëri prej tyre nuk qe atje prandaj ne vazhdojmë të qeverisemi nga Kakistokracia./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd meri lika keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 14 Korrik 2021, 06:29

Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendj...

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...