Editorial

Detyra e opozitës

14 Korrik 2021, 06:29 Nga DOSJA
Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendje një shprehje që një politikan dhe deputet i kishte thënë kur profesori e kishte pyetur se përse ishin lidhur kaq shumë me pushtetin. Përgjigja ishte se politika ishte mjeti për t’u pasuruar.

“Zbulimet” e fundit nga SPAK të cironkave të korrupsionit, po të asnjë “peshku të madh”, e ndërkohë që ende kemi në pushtet një qeveri të çoroditur, tregojnë se ne si shoqëri jemi në kolaps.

Shoqëria shiqptare duket se e ka braktisur demokracinë, duke krijuar një lëvizje politike autoritare dhe duke i lënë hapësira qeverisjes jodemokratike që kemi. Shoqëria jonë, duket se ka braktisur vlerat etike të ndershmërisë, duke i lënë hapësirë korrupsionit që qeveria jonë ka krijuar.

Ndoshta nuk është krejt kështu. Ndoshta nuk është se shoqëria jonë e ka humbur thelbin e ndershmërisë, të punës të respektit, nuk është se ajo nuk i di këto norma, ndoshta është kthyer në indiferente kundrejt politikës, korrupsionit, krimit dhe gjithçkaje që po e grryen për tridhjetë vjet.

Ndoshta pa dashje, ne, me indiferencën tonë, e kemi kthyer shoqërinë në një fushë pjellore për politikën e korruptuar duke mos qenë të aftë të krijojmë një lëvizje e cila të thyej mitin e korrupsionit.

Me këtë nuk dua të them se shpirti demokratik dhe i emancipuar i shoqërisë është në kolaps apo është shembur, por se ky shpirt ka zgjedhur të flejë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shumica e shqiptarëve, janë të gatshëm të tolerojnë çdo lloj abuzimi politik jo se e duan këtë gjë por, sepse akoma nuk janë të qartë për atë që po i ndodh shoqërisë sonë. Nuk janë të qartë jo se nuk duan por sepse varfëria nuk i lejon të mendojnë për më tej. Shumica jonë, nuk ka informacion, pjesërisht për shkak të indiferencës, pjesërisht për shkak të fuqisë dezinformuese të aparatit propagandistik të qeverisë, por edhe për shkak të paaftësisë sonë për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Dua të guxoj, të them se një pjesë e mirë e atyre që e kanë votuar këtë qeveri për t’i dhënë sërish pushtetin dhe këtë kontroll total, në vetëdijen e tyre nuk e dinë aspak se çfarë kanë bërë dhe se nuk e mbështesin me vetëdije këtë autoritarizëm dhe shtet të korruptuar.
Mungesa e komunikimit mes vetes nuk na lejon që të krijojmë lëvizje të reja, mungesa e informacionit dhe vazhdimi i qëndrimit në padije do të na lë gjithmonë në pakicë.
Ne që mendojmë kundër, mund të na konsiderojnë në rrezikshëm e të paditur por, do të vazhdojmë të jemi pakicë deri atëherë kur shoqëria të zgjohet.

Shumë prej nesh, i kanë humbur aspiratat për liri, drejtësi apo edhe për demokraci, i kemi të fjetura ose të manipuluara deri në atë pikë sa të mos i kujtojmë dot më.
Edhe ndjenja e rebelimit tonë duket se po vdes për të mos thënë se ka vdekur.

Për momentin mund të duket i pabesueshëm rebelimi por unë kam ende shpresë se do të ndodh, ashtu siç ndodhi në Kubë.

Mendoj se momenti do të vijë kur përballë këtij pushteti të dalë një opozitë që do të dijë të artikulojë dhe të zgjojë iluzionet e humbura të një shoqërie të tërë, e atëherë dhe vetëm atëherë korrelacioni i forcave do të ndryshojë.

Detyra e opozitës – pakicë, e ndarë dhe e pamotivuar siç është tani, në të vërtetë nuk është që të rezistojë, por të përgatisë me durim rezistencën. Të përgatisë veten për t’u përballur me propagandën masive të qeverisë dhe ajo që ka më shumë rëndësi me artikulimin e saj të përshpejtojë zhgënjimin masiv, i cili do të vijë si rezultat i krizave ekonomike dhe sociale që qeveria po gjeneron dhe që nuk do të ketë aftësinë për t’iu mbijetuar pa zbuluar karakterin e saj autoritar dhe të korruptuar.

Shoqëria jonë, sot, ende nuk ka kapacitetin, unitetin dhe forcën për të mbrojtur demokracinë. Por, sipas mendimit tim, nuk ka pësuar një kolaps moral total.
Ekziston një rezervë morale e cila nuk manifestohet qartë dhe me forcë, por është ende e paprekur e këtë duhet ta nxjerr në pah opozita.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...