Editorial

5 faktet që nxjerrin zbuluar Ministrinë e Bujqësisë

13 Korrik 2021, 12:19 Nga DOSJA
5 faktet që nxjerrin zbuluar Ministrinë e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë dhe Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, akuzuan mediat sot për dezinformim dhe sqaruan se kanabisi i mbjellë në serat shtetërore, ishte një procedurë standarte e bashkëpunimit me policinë. Me një shkresë të policisë së Malësisë së Madhe që mban datën 4 maj, QTTB u mundua të justifikojë praninë e kanabisit, me 6 rrënjët e kërkuara nga policia.

Po të shihet edhe shkresa, ka shënime me dorë, ku thuhet “të trajtohet si cdo bimë tjetër“, apo “morëm në dorëzim bimët e dyshuara”. Një procedurë që duket sikur përgënjshtron mediat, por në fakt krijon shumë më shumë dyshime, madje akuzon rëndë Ministrinë dhe drejtorinë, jo vetëm për mbjellje të kanabisit, jo vetëm për fshehje të krimit, por edhe për manipulim të dokumenteve zyrtare.

E para, proceduralisht, nuk mund të ndodhë as me fidanët e luleve dekorative, që të hyjnë e të dalin në serë pa procesverbal. Jo vetëm që shoqërohen me një shkresë shoqëruese procesverbali, por edhe me emrin e personit që i merr në dorëzim. Shkrimi mbi shkresën e Policisë, që mbetet për tu hetuar, nuk ka asnjë lidhje me praktikën dokumentare. Mungesa e këtij dokumentacioni minimal, le shumë vend për dyshime se shkresat janë të manipuluara dhe mbi të gjitha duhet të bëhet shkas për një hetim të procedurës.

E dyta, nuk mund të ketë një trajtim pa proceduurë të kanabisit dhe aq më tepër procedura e trajtimit “si gjithë bimët e tjera” nuk mund të përcaktohet me një mbishkrim dore në shkresën e policisë. Shkresa e policisë i shkon drejtorisë, drejtoria e administron atë dhe prodhon një shkresë tjetër për punonjësit, kur përcakton edhe procedurën, me kundërfirmën e punonjësit përgjegjës. Drejtori Andrea Muca që na qenka mërzitur me mediat, vetëm për këtë procedurë, duhet të fliste sot përpara prokurorëve.

E treta, pamjet e bimëve që u morën sot nga sera, nuk kishin asnjë lidhje me ato që u panë dje në videon e publikuar nga ministrja Ekonomi. Ato e kalonin gjatësine e ministers dhe të vetë drejtorit. Ku janë ato? Pse nuk ishin sot në serë? Ku u zhdukën rrënjët e kanabisit që dolën në video? Për këtë duhet një tjetër hetim. Zjarri që ra dje “rastësisht” apo 1 km larg, mundet të ketë djegur gabimisht rrënjët e kanabisit që lulëzonte jo prej 45 ditësh siç duan të gënjejnë autorët e krimit, por prej disa muajsh.

E katërta, nëse kjo procedurë është kaq e ligjshme, kaq në shërbim të policisë, pse duhet të turpërohej ministrja dhe të priste pamjet e kanabisit? Pse duhej të fshihte një shërbim ndaj forcave të rendit? E vërteta është se aty ka ndodhur një krim i rëndë dhe ministrja, në vend që ta denonconte e ka fshehur, ndërsa drejtori po mundohet të marrë për budallenj shqiptarët.

E pesta, që e konfirmon tentativën e drejtorit për të bërë budallenj të gjithë, është afati i mbajtjes së bimëve. Drejtori në Syri Tv tha se mbahen 40 deri 45 ditë me kërkesën e policisë. Policia i ka dërguar në 4 maj, administrimi është bërë në 5 maj, sot është 13 korrik. Ose drejtori ka harruar qershorin, ose nuk di aritmetikë, ose kërkon të marrë për budallenj shqiptarët. Kanë kaluar 70 ditë, më shumë se dy muaj që nga dita e administrimit të bimëve. Pse nuk janë kthyer? Çfarë ka ndodhur?

Nga të gjitha këto, është e qartë, që Ministria e Bujqësisë dhe QTTB, ose më mirë Milva Ekonomi dhe Andrea Muca janë kapur në krim. Tentuan ta fshehin krimin, u kapën edhe duke e fshehur dhe sot po mundohen të mashtrojnë publikun, duke e thelluar më keq krimin, me shkresa të sajuara dhe me zhdukjen e evidencave.

Ajo që ka ndodhur në serën shtetërore të Lushnjes është kapje në flagrancë e 2 zyrtarëve të lartë. Të dy ata sot duhet të ishin të paktën nën hetim, në kushtet e flagrancës, por të dy janë duke sharë denoncuesit, të dy janë duke sajuar shkresa e duke zhdukur gjurmët. Sepse Drejtësia vepron me urdhër politik./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial kanabis ne qttb milva ekonomi kanabis ne qttb milva ekonomi

Sondazh

Poll

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...

Editorial 1 Korrik 2021, 11:23

Perdja e re e hekurt

Nëse hapim hartat e dy mijë viteve të fundit, nuk është e vështirë të dallojmë ngjashmëri mes tyre.  Në vitin 395, perandori romak Theodosius vendosi ta ndajë p...